EKSKLUZIVE/ Burri i Fjolla Morinës flet për akuzat: Çdo gjë është një shpifje, video përgjimi është i montuar

schedule09:48 - 4 Shkurt, 2022

schedule 09:48 - 4 Shkurt, 2022

Fisnik Syla, partneri i Fjolla Morinës ka folur për herë të parë për akuzat që i janë bërë nga një kompani turistike. Pronari i kompanisë pretendon se biznesmeni nuk ka paguar shumën prej 21 mijë eurosh të udhëtimit në Maldive. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Fisniku tregoi anën e tij të historisë.

“Bëhet fjalë për diçka tjetër që nuk jam në dijeni dhe vetë. Është gjithçka një shpifje që është kundër meje, një shantazh dhe vetë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë. Ne i themi si majë haraçi. Kam boll ku me bërë humanizëm dhe jo atyre njerëzve që dalin të maskuar në video dhe nuk tregojnë as fytyrën. Burri që është burrë nuk del me maska, por del tamam si burrë dhe flet.

Nuk e njoh aspak as nuk e di se çfarë agjencie është. Jam konsultuar dhe me avokatin tim, sot dorëzova kallëzimin penal për shkelje të privatësisë.“, tha ai. Syla tha se ka marrë kërcënime të shumta prej disa muajsh para se të publikohej video përgjimi. Por ai pretendon se është një video përgjimi i montuar dhe asgjë nuk është e vërtetë.

Mua nuk më ka çuar peshë, më kanë marrë me muaj të tëra në telefon, nuk jam frikësuar fare.  Kanë thënë se do ta bëjmë këtë gjë, do ta bëjmë publike por e panë që nuk iu eci me mua.  Nuk është zëri im, janë të gjitha montime. Nuk jam unë absolutisht.

Mora një telefonatë që sonte do të publikohet kjo gjë nga stafi i gazetarëve dhe nga një person tjetër që kërkonte paratë. Nuk është një gjë e mirë por besoj se njerëzit na njohin dhe e dinë se kush jemi ne. Kemi marrë përkrahje nga mijëra njerëz sepse na njohin.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!