Gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi ekskluzivisht në studion e Abc Neës video nga momenti i vrasjes së Guxim Gjyriçi më 6 janar, akt i cili mund të nxitë një tjetër valë hakmarrjesh në Tropojë.
Përballë gazetarit Endri Xhafo, Artan Hoxha shpjegoi se kishte shkuar në Tropojë për të investiguar mbi vrasjen në fjalë duke zbuluar detaje të rendësishme.
“Ngjarja ka ndodhur në skaj të vendit. Në një qytet të vogël. Larg kryeqytetit. Larg syrit të medias dhe auitoriteteve. Wshtë në vrasje e mesazh dhe paralajmëron një zinxhir vrasjes siç kanë ndodhur më parë.
Pse e cilësoj shqetësuese? Jemi 11 ditë nga atentati dhe ajo është një ngjarje e spostuar. U tha që u gjet një makinë e djegur, u tha se u qëllua nga një makinë me kallashnikov. Të gjithë këto nuk ka një përputhje me ato që pash unë në Bajram Curri, në Has apo Gjakove ku mendohet se mund të kenë ikur autorët.
Çfare ndodhi mesnatën e 5 janarit.
Guxim Gjyriçi babai i tre fëmijëve, pronar i një lokali në Bajram Curri. Pasditë ka dalë nga banesa, ka bërë një pushim nga ora 16:00 dhe është kthyer në lokal duke parë një ndeshje nga ora 22:15 inuta. Të afërmit janë larguar për një kafe dhe Guximi ka mbetur i vetëm në atë vend.
Është raportuar që ka ndodhur në orën 23:40 minuta, por viktima është vrarë shumë më parë. Këtë moment e tregojnë kamerat e sigurisë. Ne po publikojmë Kemi dy automjete që largohen nga vendi i ngjarjes. Wshtë një Benz dhe një Ford Fiesta që largohen. Kjo e dyta është 17 sekonda pas Benzit. Ford Fiesta është automjeti që u gjet në Golaj i djegur.
Janë pamje të siguruara privatisht nga unë. Uroj që policia të ketë sekuestruar të gjitha kamerat e HEC-it të Fierzës që filmojnë kalimin në drejtm të Qafë Malit. Rruga e largimit është e mbuluar nga kamera.
Uroj që të jenë marrë këto kamera“, shpjegon Artan Hoxha.
Lexo edhe: VIDEO/ Artan Hoxha: Një pjestar i forcave speciale dyshohet se ekzekutoi me 13 plumba Guxim Gjyriçin
Më tej ai vijoi duke shpjeguar se çfarë tregojnë këto pamje.
“Tregojnë orarin kur ka ndodhur ngjarja. Kufoma është gjetur 40 minuta pasi ka ndodhur vrasja. Në këtë kohë ata kanë patur mundësi të largohen me shpejtësi nga Morina, nga Qafa e Luzhës për në Krumë dhe Kukës. Aty ka një urë që mund të bllokohej. Mund të shihen edhe kamerat që ka patur në këto drejtime.
Autorët kanë lënë mbrapa një makinë të djegur që shohim në pamje. Kjoë shtë makina e ytë dhe jo e para.
Nga informacionet me rezulton që njëra nga makinat e dyshuara ka dalë nga Qafa e Morinës dhe ka hyrë në Gjakovë dhe është futur sërish në Golaj dhe ka marrë pjestarin tjetër të grupit që ka djegur Ford Fiesta. Dogana është shumë afër aty.
Nëse shikoni, në automjetin e parë që nukë shtë fiksuar në skenën e krimit nga dëshmitarët.
Autorët kanë vëzhguar lëvizjet e Guximit, sepse ai nuk mbrohej dhe lokali qendronte hapur deri pas mesnate“, vijoi gazetari.
Guxim Gjyriçi u vra duke gdhirë data 6 janar. Ai është vëllai i Agron Gjyriçit, një shok i ngushtë i Fatmir Haklajt duke patur edhe detyrë të rendësishme gjatë kohës kur komisariati i Bajram Currit drejtohej nga ai. Ka dyshime se vrasja e Guximit është një mesazh ndaj vëllait të tij. /abcnews.al