“ABC News” brenda hotelit ku janë karantinuar disa shqiptarë: Nuk kemi para të paguajmë

schedule17:15 - 16 Prill, 2020

schedule 17:15 - 16 Prill, 2020

Ky zotëri është një shqiptar i kthyer nga Greqia dhe është karantinuar në një nga tre hotelet në Korçë ai tentoi të hidhej nga dritarja e hotelit por kur pa grupin e xhirimit të “ABC News” ju rikthye shpresa. Siç dëgjohet pak më vështirësi ai është nga Pogradeci dhe familjes së tij I është ndërprerë ndihma ekonomike, ndaj kërkoi ndihmë e “ABC News”. Gazetarja e ABC-së i premtoi se do ta ndjekë këtë problematike.

Pjesa më e madhe e tyre janë shumë të varfër sa s’ke se si mos të trishtohesh kur sheh këtë burrë që shtrëngon në dorë një 200 lekësh dhe një vizatim që ja ka dërguar vajza e tij.

Po në këtë hotel ndihmën e “ABC News” e kërkuan dhe të tjerë shqiptarë pasi pronari i hotelit ju kërkon paratë, ndërsa ata nuk kanë çfarë ti japin se dhe pagesa e shërbimit është dyfishuar.

“Të rrish rrugëve të marrësh edhe gjobë, 400 më shkon për 14 ditë,çfarë jam unë hotel me 17 yje?  Të ushqehesh me qumësht pluhur se un nuk shkoj dot të blej pulën që për tre dit nga 5 mijë lek u bë 7 mijë lek”, u shpreh një qytetar.

“Në hotel kemi 4 ditë në kushte shumë të vështira. Jemi të grumbulluar në tre persona. Çarçafët nuk na i kanë ndërruar që ditën që kemi ardhur këtu. Para që kisha i harxhova me taksi, mora edhe borxh sepse më njoftuan se kam nënë mënyrë sepse nuk do të vija”, tha një tjetër qytetar.

“Jemi të irrituar, po kalojmë në psikiatri”, u shpreh ai.

Kamera jonë mundi të hyjë brenda hollit të hotelit dhe për pak minuta bisedoi me disa prej tyre deri sa erdhën efektivët e policisë dhe na nxorën jashtë.

Në këtë ambient nuk mund të flitet për higjienë dhe askush nuk e di nëse dikush prej tyre është i prekur nga virusi i ri.

Të gjendur në një situatë të pazakontë këta qytetarë kanë një thirrje për kryeministrin Rama.

“I lutem Edi Ramës të na sjellë drejtësinë. Jemi dakord për karantinë, por në kushte normale siç na trajton Evropa”, tha një prej qytetarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!