“Ekrani më duket si një rrjet ‘Fast Food”, Romina Ruda: Çfarë mendoj për programet e sotme për fëmijë

schedule10:56 - 7 Maj, 2021

schedule 10:56 - 7 Maj, 2021

Romina Ruda është imazhi që ka shoqëruar fëmijërinë tonë përmes emisioneve të saj në Radio Televizionin Shqiptar.

Së fundmi, ajo është shkëputur nga ekrani, duke ju përkushtuar më shumë prapaskenave.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Romina ka treguar se arsyeja pse mori këtë vendim është se nuk po ndjente më kënaqësi.

Ekrani më lodhi se mu duk se po punoja në një rrjet ‘fast food’ dhe mu duk se po bëja gjëra pa rezultat. Edhe më lindi dashuria për filmin. Në fakt dashuria për filmin më nisi nga mami, e cila shikon gjithmonë një film shqiptar”, tha ndër të tjera ajo.

Ndërsa për programet me fëmijë që bëhet sot, Romina deklaroi se nuk i pëlqejnë pasi të vegjëlit përdoren duke mos qenë vetvetja.

Unë nuk i kam ndjekur shumë emisionet për fëmijë sepse ata që bëjnë televizion nuk shohin televizion.

Sa herë që kam rastisur në shtëpinë e miqve kam hasur me emisione se si të bësh një vizatim. Nuk gjej më gjenerata të cilat krijojnë një lidhje të përbashkët. Nuk i japin më mundësinë të jenë femijë, por tentojnë t’i bëjnë kopje të vogël të vetes së tyre.

Programe si “Gjeniu” apo “The voice kids” mua më kanë pëlqyer shumë. Mendoj që janë interesante pasi fëmijëve i vendosen një lloj përgjithësie për performance e tyre.

Ndërsa programet ku i vendosin fëmijëve një muzikë dhe i lënë të kërcejnë. Mua nuk më pëlqejnë”, përfundoi Ruda./abcnews.al