Ekoturizëm në Korçë/ Kumbaro: Objektet e vjetra do rijetëzohen në funksion të turizmit

schedule15:43 - 27 Nëntor, 2024

schedule 15:43 - 27 Nëntor, 2024

Ndërtesat e vjetra të institucioneve shqiptare të cilat kanë mbetur të pashfrytëzuara do të rikonstruktohen për tu vënë në shërbim të turizmit dhe të rinjve.Ministrja e Turizmit  prezantoi projektin nga Korca ku një godinë e mbetur në harresë do të rijetëzohet, për t’u vënë në shërbim të qarkut të Korçës dhe si qendër multifunksionale në shërbim të komunitetit.

Një tjetër projekt i rëndësishëm në këtë zonë është edhe rikualifikimi i parkut natyror Drilon-Tushemisht, duke krijuar një hartë të plotë të atraksioneve ekoturistike në qarkun e Korçës.

4,9 milionë vizitorë frekuentuan zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë gjatë periudhës janar-tetor 2024, ose 20% më shumë se një vit më parë duke treguar interesin e turistëve për atraksionet natyrore dhe shtrirjen e ofertës turistike gjatë gjithë vitit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!