Ekonomia, Xhafaj në “Sheshi i Dollarit”: PS, fokus për rritjen e ekonomisë te energjia, turizmi dhe inovacioni

schedule20:13 - 21 Mars, 2025

schedule 20:13 - 21 Mars, 2025

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj thotë se kjo forcë politike ka vizionin për Shqipërinë 2030, vend anëtar i BE.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Xhafaj u shpreh se rritja ekonomike do të fokusohet në tre sektorë, energjia, turizmi dhe ai i inovacionit dhe teknologjisë digjitale.

“PS, që në momentin që ka elaboruar vizionin e Shqipërisë 2030, si një vend anëtar i BE, e ka vënë kryefjalë integrimin europian, duke qenë se kjo është aspirata e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se si votojnë ata dhe pavarësisht se ku punojnë ata. Dhe është diçka që ne besojmë që është tërësisht e arritshme, duke qenë që në muajin prill do të hapen dy grup kapituj të tjerë, në muajin qershor do të hapen dhe dy grup kapitujt e fundit, pra do të kemi një qasje tërësore. Kemi sot më shumë se 1 mijë ekspertë që janë duke punuar në mënyrë që Shqipëria të mbyllë pjesën teknike të negociatave, me BE, brenda vitit 2027, që besoj është tërësisht e arritshme. Sa i përket pjesës së ekonomisë, ne duhet të shikojmë pak rekordin e këtyre tre mandateve në pushtet, një rekord që unë besoj ka qenë tërësisht pozitiv. Ato që janë objektiva të programit ekonomik të PS, janë tërësisht të arritshme. Kjo është arsyeja pse reforma në drejtësi, është më e rëndësishmja në 12 vite. Fokusi do të jetë te tre sektori, ku do të mbështetet kryesisht rritja ekonomike e Shqipërisë, sektori i energjisë, sektori i turizmit dhe sektori i inovacionit dhe tekonologjisë digjitale. Në të treja këto drejtime është bërë jashtëzakonisht shumë. Pra, duke nisur që nga energjia, ku Shqipëria ka trefishuar kapacitetin e vet prodhues, ku 10 përqind e prodhimit vendas, tanimë vjen nga energjia diellore, tërësisht i pastër. Shqipëria e 2030, duhet të jetë një vend që eksporton energji neto”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!