Ritmet e rritjes ekonomike janë përshpejtuar në fillim të këtij viti. Sipas Instat, Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 3,63 % në terma realë, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2023.
Nëse bëjmë një krahasim të rritjes me të njëjtën periudhë të një viti më parë ecuria ka qenë më optimiste.
Në periudhën janar-mars të vitit të kaluar ekonomia u rrit me 2.83% duke qëndruar nën nivelin e 3% ndërsa gjatë këtij viti niveli i rritjes i është afruar 4 %.
Treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e parë 2024, krahasuar me tremujorin paraardhës, vlerësohet me rritje prej 1,02%. Sektori i ndërtimit vijon që të ketë kontributin kryesor në rritjen ekonomike në vendin tonë.
Sipas të dhënave të Instat aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi rritje me mbi 14%.
Po ashtu në rritjen ekonomike e ka mbështetur edhe administrata publike, përmes rritjes së pagave, duke qenë kontribuesi i dytë më i madh pas ndërtimit i cili shënoi rritje 7,7%.
Me interes është edhe fakti që edhe pse në fillim të vitit kontribut të ndjeshëm në rritjen ekonomike ka pasur edhe tregtia e shërbimet.
Të dhënat e Instat tregojnë se grupi i aktiviteteve “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” pati një rritje prej 4,63%. Sipas të dhënave të Instat edhe këtë tremujor sektori i bujqësisë pësoi një rënie me 1,73%.
Në tremujorin e parë është vërejtur gjithashtu përmirësim i konsumit të popullatës i cili është rritur me 3%.
Rritja ekonomike:
- Tremujori i 2024 3.63%
- Tremujori i 2023 2.83%/abcnews.al