“Ekonomia shqiptare në vështirësi”, Basha prezanton masa të reja dhe i bën thirrje qeverisë të ndihmojë sipërmarrësit

schedule20:46 - 15 Mars, 2020

schedule 20:46 - 15 Mars, 2020

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp nga selia e PD theksoi se situata që po kalojmë ka një impakt të thellë në ekonomi. Mijëra biznese sot të mbyllura Basha u shpreh se përkthehen në më pak të ardhura. Më tej lideri i PD tha se qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme për shëndetin e mjekëve dhe infermierëve.

“Plot me shpresë se me përkushtimin dhe kujdesin ndaj mjekevë do ta përballojmë. Është e domosdoshme që qeveria të marrë masa për shëndetin e mjekeve dhe infermierëve. Është urgjente pajisja me numër të majftueshmë me tampone. Dua të jem i qartë se transparenca është armiku numnër një në këtë periudhë. Qytetarët duhet të jenë të informuar. Jemi të gjithë bashkë në këtë sfidë të paprecendetë. Siguria, shëndeti dhe mirëqenia juaj është objektivi ynë i vetëm. Sot ekonomia shqiptare po kalon një kohë shumë të vështirë.

Qeveria shqiptare duhet të marrë masa që të kompensohet ndikimi negativ gjatë covid-19, duhet t’i paraprapijmë kësaj situate e jo ta ndjekim pas. Ne kemi propozuar që në datën 3 mars disa masa që mbështesin qytetarët. Situata që po kalojmë kanë impakt të thelle në ekonomi. Frika, mos përballimi i faturave dhe mbyllja e bizneseve sjell pasoja. Biznesi i vogël është motorri i ekonomisë tonë. Qeveria duhet të rishikojë buxhetin për vitin 2020 dhet ë marrë masa.

1-Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).

 2-Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin.

 3-Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021).

4-Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
Gjithashtu, të pezullohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.

5-Të përjashtohen nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.

6- Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!