Ekonomisti Endrit Yzeiraj në një lidhje për “ABC News” ka folur për krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.
Yzeriaj theksoi se ekonomia është përballë një rreziku që pritet të vazhdojë, ndërsa theksoi se planet e prezantuara për parandalimin e krizës ekonomike duhet të zgjerohen sa më shumë.
Ndër të tjera i pyetur se nëse vendi do të shkojë në një recesion ekonomik, ai u shpreh se nëse karantina do të vazhdojë me shumë gjasa do ta çojë vendin në një recesion total.
“Rreziku pritet të vazhdojë dhe paketat e prezantuara ekonomike do të duhet që të zgjerohen më shumë në të ardhmen. Qeveria nuk ka një arsenal të jashtëzakonshëm për ta luftuar këtë moment krizën .
Paketat në njëfarë mënyre kanë synimin e ngjashmëm. Deri tani qeveria ka punuar e injektimin e likuiditetit”.
A mendoni se ekonomia do të kalojë në recesion?
Yzeiraj: Nëse karantina për një peridhë të gjatë do të me shumë gjasa do ta çojë në një recesion total.