“Përgjysmimi i tarifës vjetore nuk është në dorë të qeverisë, por në dorë të bordit të administrimit të universiteteve”. Është kjo përgjigjia që dha deputetja socialiste Milva Ekonomi në studion e Mbrëmje në ABC News.
“Ka një thirrje që u ka bërë kryeministri që nuk është zgjidhja që e bën qeveria, vendimarrjen e ka universiteti që nuk mund ta rrisë për mbi tavanin. E dyta është se shpenzimet mesatare për një familje në Shqipëri janë 750 mijë në muaj nga këto 3.4 % janë për arsim, sipas të dhënave nga INSTAT-i. Qeveria kontribuon në formim e një studenti dega ku paguan më pak është mjekësia, qeveria kontribun 75% në arsim. Nuk e ka në dorë qeveria, e ka bordi i administrimit të universiteteve”.
Por ajo që Ekonomi thekson është se sot studentët kanë mundësinë për të bërë një reformë të duhur në arsim.
“Kuptoj që është një moment edhe për studentët që të bëjnë një reformë si duhet në arsim. Qeveria po ua jep mundësinë për të bërë një reformë të duhur për arsim. Po kjo nuk zgjidhet me dua apo s’dua”.
Protestat e tjera që përfshinë pasditen e sotme Shkodrën dhe Kavajën për karburantet, Ekonomi i sheh si një sensibilizim që prekin jetën dhe përditshmërinë e tyre. /abcnews.al

