Ekonomi në “Log.”: Situata e përmbytjeve e menaxhueshme! 2-fish më shumë shi se në 2010

schedule22:11 - 11 Janar, 2021

schedule 22:11 - 11 Janar, 2021

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka deklaruar në emisionin “Log.” në ABC se situata e përmbytjeve në vend është nën menaxhim. Ajo u shpreh se në asnjë zonë nuk ka ndërprerje energjie, ndërsa shtoi se prurjet për shkak të reshjeve gjatë këtij viti kanë qenë më të mëdha se në vitin 2010 për një periudhë të shkurtër kohore.

“Unë kam qenë në zonën qendrore të Shqipërisë dhe veriore. Nga Ministria e Bujqësisë ka qenë drejtori që merret me ujitjen dhe Kullimit dhe ka kontaktuar me ekspertë të bashkisë së Lezhës. Unë kam qenë në qendër dhe ka pasur një grup që ka qenë në Korçë.

 Ministria e Bujqësisë ka një detyrë të koordinojë edhe me ministrisë e tjera. Prurjet këtë vit kanë qenë për një periudhë kohe më të mëdha se në vitin 2010. Për zonën e Shkodrës prurjet kanë qenë më pak se 2000 m kub ndërsa këtë vit janë 4000 m kub. Ne e kemi situatën të menaxhueshme. Nuk kemi ndërprerje energjie”, tha Ekonomi./mv.abcnews.al