Ekipi i Biden “trashëgon” oqeanin me probleme të Trump

schedule15:51 - 25 Nëntor, 2020

schedule 15:51 - 25 Nëntor, 2020

Nga Peter Bergen, CNN

Ekipi i ri i sigurisë kombëtare i presidentit Joe Biden së shpejti “do të notojë” në një oqean problemesh. Bota është në shumë mënyra një vend më i rrezikshëm që kur Donald Trump fitoi presidencën në 2016.

Programi bërthamor i Koresë së Veriut  është një ndër problemet kryesore pavarësisht nga të gjitha “letrat e dashurisë” që Trump ka shkëmbyer me diktatorin Kim Jong Un.

Talibanët janë nisur drejt Afganistanit, të impresionuar nga bisedimet e papërfillshme të administratës Trump për “paqen”. Veprimi i nxituar i Trump për të hequr  trupat amerikane në janar, disa ditë para inaugurimit, do të vendosin në pozitë të vështirë pasardhësin e tij, si në Afganistan dhe Irak.

Pas gjithë këtyre problemeve është edhe marrëveshja e prishur bërthamore e SHBA-së me Iranin. Katastrofa më e keqe humanitare në botë, në Jemen. Dhe sjellja ekspansioniste e Kinës, sulmi ndaj demokracisë në Hong Kong dhe abuzimet e të drejtave të njeriut kundër ujgurëve.

Ekziston edhe pandemia që sa vjen e përkeqësohet edhe më shumë. Dhe mbi gjithçka tjetër, qëndron kërcënimi për ndryshimet klimatike në të gjithë planetin.

Përkundër këtij sfondi të frikshëm, njerëzit që Biden ka zgjedhur të plotësojnë postet kryesore të sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme pasqyrojnë dëshirën e tij për të rivendosur rendin dhe për të vlerësuar aftësitë dhe përvojën, transmeton abcnews.al

Antony Blinken, i zgjedhuri i Biden si sekretar i shtetit, është një demokrat i njohur që nga administrata e Obamës si zëvendës sekretar i shtetit dhe nënkryetari i sigurisë kombëtare. Ai është një diplomat inteligjent që mund të ndihmojë në rivendosjen e nderit në Departamentin e Shtetit, i cili kryesisht u vu në pikëpyetje gjatë mandateve të sekretarëve Rex Tillerson dhe Mike Pompeo.

Blinken ka marrëdhënie të mira me Biden, pasi të dy kanë punuar së bashku për gati dy dekada, që kur Blinken ishte drejtor i stafit të Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kur Biden ishte kryetari i tij.

Blinken do të sigurojë aleatët amerikanë se Shtetet e Bashkuara do të rimarrin përsëri vendin e parë në NATO dhe të ndalojnë nënshtrimin ndaj kundërshtarëve si Koreja e Veriut dhe Rusia.

Avril Haines, e cila është gjithashtu shefe e politikës së jashtme  dhe ekipit të tranzicionit të sigurisë kombëtare të Biden, është zgjedhje e duhur për të qenë shefe e inteligjencës kombëtare, duke koordinuar punën e 17 agjencive të inteligjencës amerikane.

Ajo është një ish-nëndrejtore e CIA-s dhe një ish-nënkryetare kryesore e këshillit të sigurisë kombëtare në administratën e Obamës. Ajo do të ishte gruaja e parë DNI dhe udhëheqësja ideale për të rikthyer nderin në komunitetin e inteligjencës shumë të prekur.

Jake Sullivan, një ish-student i Rhodes, i cili ishte këshilltari i sigurisë kombëtare të Zëvendës Presidentit Biden, tani do të jetë këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare. Kjo është një nga punët më të vështira në Uashington, pasi kërkon menaxhimin e “procesit ndërinstitucional” .

Linda Thomas-Greenfield do të shërbejë si ambasadore në Kombet e Bashkuara duke pasur parasysh përvojën e saj diplomatike.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare, një agjenci me më shumë se 240,000 punonjës, nuk ka qenë kurrë i lehtë për tu menaxhuar. Alejandro Mayorkas , një emigrant i refugjatëve nga Kuba, do të ishte zyrtari  i parë latin që do të emërohet për të drejtuar DHS.

Ai ishte numri 2 i agjencisë nën administratën  e presidentit Obama, dhe para kësaj ka qenë kreu Imigracionit të Shteteve të Bashkuara. Ai gëzon respekt të madh nga mbrojtësit e të drejtave të emigrantëve për punën e tij, duke themeluar DACA, i cili ka ndihmuar qindra mijëra emigrantë të rinj pa dokumenta të punojnë dhe të shkollohen duke i mbrojtur ata nga deportimi.

Biden ende nuk e ka përmendur zgjedhjen e tij për Sekretarin e Mbrojtjes. Shumë presin që të jetë Michèle Flournoy, një ish-zyrtar i lartë i Obamës në Pentagon.

A ka kandidatë të tjerë që Biden mund të jetë ende duke menduar të tillë si Jeh Johnson, një veteran i administratës së Obamas i cili ishte këshilltar i përgjithshëm në Pentagon dhe më pas sekretar i sigurisë të vendit, i cili do të ishte i pari njëri me ngjyrë  Sekretar i Mbrojtjes.

Cilin do që Biden do të emërojë në atë pozicion, do të ketë një sërë problemesh që do të duhet të zgjidhë.

Për të qenë të sigurt, zgjidhja e disa prej tyre do të jetë relativisht e lehtë. Aleatët e Amerikës në NATO tashmë po mbështesin presidentin e zgjedhur. Marrëveshja e  Parisit për klimën është gjithashtu një çështje relativisht e lehtë, pasi nuk është një traktat detyrues që duhet të ratifikohet nga Senati i kontrolluar nga republikanët.

Refuzimi nga administrata e  Trump, pavarësisht konflikteve nga Organizata Botërore e  Shëndetësisë është gjithashtu një mosmarrëveshje në mes të pandemisë më të rëndë në një shekull.

Biden me siguri do të përpiqet të zgjidhë në mënyrë diplomatike çështjen bërthamore të Koresë së Veriut në krahasim me Trump, i cili mendoi se do të kishte sukses atje ku çdo president tjetër kishte dështuar si  Bill Clinton.

Pavarësisht krijimit  së një filiali të ISIS në Afganistan dhe ecurive të rëndësishme të fundit në fushën e betejës nga Talibanët, Trump tani po bën presion për të larguar 2,500 trupa nga Afganistani deri në 15 Janar  pa marrë parasysh  situatën e përkeqësuar në terren, transmeton abcnews.al

Kjo është diçka negative për Biden.

Asnjë president nuk dëshiron që të dërgojë më shumë amerikanë në Afganistan dhe Biden ka kundërshtuar vazhdimisht  një prani të trupave në shkallë më të  gjerë atje edhe gjatë kohës kur ai ishte nënkryetar. Tërheqja e Trump gjithashtu tregon ndikimin e dobët që ekipi i tij negociator ka me talebanët, pasi qëllimi kryesor i talibanëve është largimi i trupave amerikane .

Trump po  kërkon të tërhiqet edhe nga Iraku. Biden e di mirë se çfarë ndodhi kur administrata e Obamas largoi të gjitha trupat amerikane nga Iraku në 2011. Tre vite më vonë, ISIS mori pjesën më të madhe të vendit dhe Obamës iu desh të dërgonte mijëra trupa përsëri atje. Ekipi i Biden me siguri nuk dëshiron që e njëjta ngjarje të përsëritet.

Në vitin 2018, administrata Trump u largua nga marrëveshja bërthamore e Iranit, që ishte negociuar nga ekipi i presidentit Obama, dhe që nga ajo kohë iranianët kanë rifilluar prodhimin modest të karburantit bërthamor.

Ndërsa Biden ka thënë se ai do të rikthejë marrëveshjen bërthamore, iranianët kanë dërguar mesazhe të dyshimta rreth çmimit që do të vendosin. Trump ka fituar shumë pak nga marrëdhënia e tij me Princin e Kurorës Saudite, Muhammad bin Salman, i cili vazhdon të dëmtojë  Lindjen e Mesme, duke vazhduar luftën të humbur tashmë në Jemen .

Administrata e Trump tani po mendon të përcaktojë grupin rebel Houthi atje si një organizatë terroriste, e cila ka të ngjarë të pengojë përpjekjet për paqe midis Houthis dhe qeverisë së Jemenit të mbështetur nga Sauditët.

Dhe, sigurisht, është Kina e cila ka vazhduar përpjekjet e saj për të kthyer Detin e Kinës Jugore në një liqen kinez. Kina gjithashtu vazhdon të shfarosë atë që ka mbetur nga demokracia në Hong Kong dhe ka internuar rreth një milion ujgurë në kampe e përqendrimit.

Administrata e Biden duhet të përpiqet të mbajë nën kontroll fuqinë në rritje të Kinës dhe  shkeljen e të drejtave të njeriut, gjithashtu nga ana tjetër nuk duhet të vërë në rrezik lidhjet ekonomike që janë thelbësore për një ekonomi globale që të funksionojë mirë.

Gjithashtu pas gjithë këtyre problemeve që do të duhet të përballet Biden, është situata e koronavirusit.

Nën udhëheqjen e Trump, Shtetet e Bashkuara  nuk kanë arritur të menaxhojnë si duhet pandeminë në krahasim  me vendet e tjera dhe ndërsa ka lajme premtuese për vaksinat, do të duhen  muaj  të tërë për t’i prodhuar dhe shpërndarë gjerësisht.

Diçka e ngjashme me normalitetin ka të ngjarë të kthehet vetëm në vjeshtën e 2021.

Efektet e ngrohjes globale janë rreth nesh, nga zjarret e mëdha në pyjet e Amerikës perëndimore deri  te numri rekord i uraganeve shkatërrues në Shtetet e Bashkuara të Jugut.

Ky do të jetë me sa duket viti më i nxehtë që në momentin që kanë filluar të regjistrohen të dhënat, sipas meteorologëve.

Duke emëruar ish-senatorin dhe sekretarin e shtetit John Kerry në një pozicion të ri të kabinetit për ndryshimin e klimës, Biden po fokusohet  me tepër në “sigurinë kombëtare amerikane”.

Dhe kjo mund të jetë lëvizja e tij më me vlerë  nga të gjitha. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al