A u përgatit Covid-19 në laborator? Flet shkencëtari i OBSH që po bën hetime në Wuhan

schedule11:54 - 9 Shkurt, 2021

schedule 11:54 - 9 Shkurt, 2021

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që u dërgua në Wuhan për të hetuar origjinën e koronavirusit është duke dhënë detaje në një konferencë për mediat. Peter Embarek, shkencëtari  i OBSH deklaroi se hipoteza që virusi ka “rrjedhur” nga ndonjë laborator ka shumë të ngjarë që të mos qëndrojë, raporton The Guardian, përcjell abcnews.al

“Hipoteza e rrjedhjes së virusit nga laboratori ka të ngjarë të jetë një rrugë jashtëzakonisht e vështirë për Covid-19 dhe nuk do të kërkojë studim të mëtejshëm si pjesë e punës në studimin e origjinës së virusit,” u shpreh ai.

Embarek tha po ashtu se rekomandon analizën e materialeve të tjera duke përfshirë kampionet nga bankat e gjakut që mund të ndihmojnë në identifikimin e rasteve të para në Kinë.

Sipas tij, ka më shumë mundësi që Covid-19 të ketë kaluar tek njerëzit me anë të një specieje bartëse që ka bërë rolin e ndërmjetësuesit. Hipoteza që koronavirusi u transmetua tek njerëzit me anë të tregtisë së ushqimit të ngrirë ka mundësi po ashtu që të qëndrojë, shtoi ai. sb/abcnews.al/