Ekipi gjerman jep lajmin: Rreth këtij muaji marrim rezultatet e para të vaksinës për Covid-19

schedule22:46 - 12 Maj, 2020

schedule 22:46 - 12 Maj, 2020

Ekipe të ndryshme shkencëtarësh nga e gjithë bota janë vënë në “garë” për gjetjen e një vaksine të sigurt dhe efektive ndaj koronavirusit.

Ditën e sotme kompania farmaceutike gjermane “Biontech” njoftoi se pret të shohë rezultatet e para nga provat e saj klinike për vaksinën kundër koronavirusit në fund të qershorit ose në korrik.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Ugur Sahin u shpreh:

“Studimet klinike mbi vullnetarë, që po kryhen në Gjermani dhe SHBA, kanë për qëllim të përcaktojnë sigurinë, efikasitetin dhe dozimin optimal të katër vaksinave të mundshme kundër koronavirusit.”

“Biontech”, në Gjermani dhe “Pfizer” me qendër në SHBA janë duke bashkëpunuar për të krijuar kapacitetin e prodhimit, me shpresën se miliona doza të një vaksine mund të jenë në dispozicion deri në fund të këtij viti. Kjo do mund të arrihet nëse vaksina e potenciale merr miratimin e nevojshëm nga enti rregullator.

Provat klinike janë dukë u bërë në njerëz në Gjermani dhe në SHBA për të përcaktuar nëse vaksina është e sigurt dhe efektive apo edhe për të përcaktuar dozën e duhur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!