“Ej, boll tani!”, Pique reagon pas ngacmimit të gazetarit spanjoll

schedule13:14 - 20 Qershor, 2020

schedule 13:14 - 20 Qershor, 2020

Gerard Pique nuk e ka përjetuar mirë barazimin e djeshëm që Barcelona mori në transfertë kundër Sevilla. Pas ndeshjes ai u shpreh se tani nuk kanë më asgjë në dorë për titullin kampion dhe se Real Madrid nuk beson se do të lërë pikë në vazhdim.

Kjo deklarata me siguri nuk është pëlqyer nga shumë persona, sidomos nga katalanasit. Deklarata e Pique është komentuar edhe nga gazetari i njohur spanjoll, Edu Aguirre. “Duhet të vini duke qarë në shtëpi”, shkruan gazetari, një mesazh i qartë për Pique dhe lojtarët e tjerë.

Kjo nuk i ka pëlqyer futbollistit të katalanasve, i cili ka reaguar në postimin e bërë nga gazetari. “E ke tejkaluar kufirin”, shkruan Pique si kundërpërgjigje. /abcnews.al