Moderatorja shumë e komentuar, Einxhel Shkira, ka treguar sot anën e saj më romantike. Ajo ka uruar partnerin e saj, Dj Dagz për ditëlindje me një urim shumë të ëmbël. Einxhel ka postuar një video, ku shfaqeshin disa nga momentet e tyre më të bukura në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Sakaq, e ka shoqëruar me një shkrim shumë të ndjerë, që të gjithë djemtë do ta donin nga partnerja e tyre.
Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është një ndryshim që Einxhel ka bërë në postim. Në fund të urimit ajo kishte shkruar: “Ne të duam”, ndërsa pasi bëri bujë në media duke lenë dyshime se mund të jetë shtatzënë ajo e ndryshoi duke bërë në njëjës “Të dua”.
Nuk dihet ende e vërteta, por që të gjithë fansat po presin një konfirmim nga çifti./abcnews.al