Egnatia barazoi në transfertë me Partizanin në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Gjithsesi trajneri Edlir Tetova mendon se nga kjo sfidë rrogozhinasit duhet të dilnin me tre pikë duke parë rastet e humbura.
“Ashtu siç shkoi loja, mendoj se ishim ne më afër fitores. Po të shfrytëzonim më mirë rastet para portës do të mund të merrnim fitoren.
Jam i lumtur. Sigurisht goli i Fernandos është për arkiv, sepse mendoj se nuk ka pasur gol të tillë. Por ne i qahemi dy pikëve të humbura.
Mendoj se me atë pjesë të parë, me atë humbjen e penalltisë mendoj se ishim më afër se Partizani. Edhe kundërshtari kishte rastet e veta, por mendoj se ne ishim më afër.
10 minutat e fundit, duke ndërruar dhe skemën u munduam të ishim më të tërhequr. Edhe Albani ka merita për pritjet që bëri.
Këto janë gjëra që ndodhin. Duamena shënon gola me trafik, por sot humbi përpara penalltisë. Gjithsesi do të ketë raste të tjera.
Patjetër që kishim ardhur për një rezultat pozitiv. Me përgatitjen e ndeshjes dhe ashtu siç shkoi mendoj se sot duhet të dilnim me tre pikë”, u shpreh Tetova për “MCN”./h.ll/abcnews.al