Egnatia, shumë falënderime dhe ironi me drejtuesit e Vllaznisë: Reagon Shtubina

schedule17:57 - 13 Gusht, 2020

schedule 17:57 - 13 Gusht, 2020

Ndriçim Shtubina kaloi sezonin e fundit te Vllaznia, skuadër me të cilën shënoi dy gola. Sulmuesi 33-vjeçar, i cili mund të aktivizohet edhe në shumë pozicione të tjera, është larguar nga Shkodra dhe ka zgjedhur të vazhdojë karrierën tek Egnatia në Kategorinë e Parë.

Klubi nga Rrogozhina pretendon kalimin në Superiore dhe po lëviz mirë në merkato. Shtubina ka njoftuar kalimin tek ekipi i ri nëpërmjet një statusi në “Facebook”, aty ku shpreh shumë falënderime dhe nuk i mungon ironia ndaj drejtuesve të rinj të klubit shkodran.

Nga sot jam lojtar i FK Egnatia, falënderoj profesor Maganin dhe presidentin e klubit bashkë me stafin që besuan tek aftësitë e mia. Shpresoj qe të arrijmë objektivat drejt Kategorisë Superiore. Falënderoj Kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi dhe Administratorin e Vllaznisë Suad Lici. Falënderoj edhe tifozët e Vllaznisë për mbështetjen.

Të paktën për kaq vite që kam në futboll edhe ne Shkodër, për këto dy ngjyra, meritoj dhe vetëm pak respekt nga këta drejtuesit e rinj, sepse nuk kam asnjë kontakt nga këta.  Gjithsesi Vllazninë e du, asht në zemrën teme gjithmonë. Shpresoj që Vllaznia te shkojë sa më lart”, përfundon Shtubina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!