Egnatia është skuadra e vetme që ditën e sotme ia doli të siguronte 3 pikët, teksa përballë kishte Vllazninë.
3 gola i kanë mjaftuar skuadrës vendase për të mposhtur shkodranët, në takimin që u luajt në “Arena Egnatia”.
Për Rrogozhinasit do të shënonte Delarge në minutën e 24-të, më pas ishte radha e Emiliano Mustës për të dyfishuar shifrat, teksa goli i tretë do të shënohej në minutën e 60-të të takimit nga Camaj.
Vllaznia nuk ia doli të merrte pikë në këtë përballje, duke mbetur në kuotën e 6 pikëve në klasifikim, po aq sa Egnatia.
Në përballjen Kastrioti-Tirana e luajtur në Kamëz nuk kishte fitues, me dy ekipet që nuk mundën të shënonin golin e fitores, duke bërë që përballja mes tyre të mbyllej 0-0.
pas këtij barazimi bardheblutë e Orges Shehit dhe krutanët e Emiliano Çelës kanë arritur të grumbullojnë nga 5 pikë në 4 ndeshje të luajtura. /f.a/abcnews.al