Egnatia ka bërë një tjetër zyrtarizim ditën e sotme. Sulmuesi i ri, Flavjo Meçja, ka firmosur ditën e sotme një kontratë afatgjatë.
Ai ka lënë skuadrën e Besës së Kavajës dhe do mundohet të tregojë vlerat e tij në elitën e futbollit shqiptar, me fanellën e Egnatias.
“Klub Futboll Egnatia ka arritur të nënshkruaj marrëveshje 4-vjeçare me sulmuesin e talentuar Flavjo Meçja.
Sulmuesi pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në të ardhmen”, njofton klubi nga Rrogozhina. / abcnews.al