Egnatia nuk ndalet, rikthen në Superiore ish-mbrojtësin e njohur, akord edhe me mesfushorin e Partizanit

schedule16:45 - 27 Qershor, 2022

schedule 16:45 - 27 Qershor, 2022

Egnatia është një ndër skuadrat më aktive në “Abissnet Superiore” gjatë kësaj merkatoje. Rrogozhinasit kanë arritur të firmosin me 6 lojtarë duke nisur që nga porta deri në sulm.

Ndërsa sipas “Supersport”, skuadra nga Rrogozhina ka arritur marrëveshje edhe me dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e njohur të Superiores, Sotiq Atanda, i cili më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Partizanit, dhe tashmë është bindur nga drejtuesit bardhejeshilëve të rikthehet protagonist në kampionatin shqiptarë.

Por Egnatia nuk ndalet me kaq, pasi përsëri te Partizani ka arritur të “peshkojë” një mesfushor. Geri Selita pritet së shpejti të vihet nënurdhrat e Edlir Tetovës, me 21-vjeëarin që luan në mesfushë.

/f.a/abcnews.al