Egnatia nuk ndalet, Besa e Lushnja e ndjekin! Korabi e Burreli të parët në grupin A

schedule15:57 - 28 Nëntor, 2020

schedule 15:57 - 28 Nëntor, 2020

Egnatia nuk ndalet as nga Flamurtari, që edhe në Kategorinë e Parë duket se do të vuajë. Rrogozhinasit e ndërtuar për t’u ngjitur në Superiore kanë marrë pikët e plota ë ndeshjen e luajtur në Peqin, teksa kanë fituar me rezultatin 3-0.

Artur Magani dhe Alked Çelhaka shënuan dy herë në pjesën e parë, kurse më pas ishte Ndriçim Shtubina që i dha fund takimit me golin e tretë. Egnatia numëron 10 pikë në katër javët e para dhe direkt pas tyre renditet Besa.

Kavajasit likuiduan Turbinën me shifrat 2-0. Braziliani Kaina dhe Jurgen Peqini, ky i fundit ndëshkoi ish-skuadrën e tij, gjetën rrugën e rrjetës për skuadrën e drejtuar nga Artan Mërgjyshi. Sot triumfoi edhe Lushnja, në transfertë me Elbasanin. Një gol i Xekës në fundin e pjesës së parë vendosi ndeshjen.

Në grupin A pati vetëm barazime. Përballja mes Besëlidhjes dhe Burrelit u mbyll pa gola, ndërkohë që matjanët nuk shënuan dot me penallti me anë të sulmuesit Raboshta. Kështu skuadra e Nikajt shkon 10 pikë dhe ndan kreun me Korabin.

Dibranët iu afrua fitores me Partizanin B, pasi shënuan të parët me mbrojtësin Lala. Të kuqtë u kundërpërgjigjën me Bërdufin dhe i hoqën dy pikë Korabit. Sot nuk përfitoi dot as Dinamo, që në Shkodër me Veleçikun barazoi 0-0. /abcnews.al

KATEGORIA E PARË – JAVA 4

GRUPI A
E shtunë, më 28 nëntor, ora 14:00

Partizani B-Korabi 1-1
Shënues:
Bërdufi 76’ / Lala 51’
Besëlidhja-Burreli 0-0
Veleçiku-Dinamo 0-0

GRUPI B
E shtunë, më 28 nëntor, ora 14:00
Elbasani-Lushnja 0-1
Shënues:
Xeka 45’
Besa-Turbina 2-0
Shënues:
Kaina 32’, Peqini 80’
Egnatia-Flamurtari 3-0
Shënues:
Magani 9’, Çelhaka 43’, Shtubina 78’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!