Egnatia u rikthye në Superiore pas 17 vitesh dhe ka nisur me procesin e rinovimit të kontratave. Fillimisht nënshkruan Ndriccim Shtubina e Dren Gashi, ndërkohë që një ditë më parë bëri të njëjtën gjë edhe Gëzim Krasniqi.
Drejtuesit e klubit rrogozhinas i kanë idetë e qarta dhe po konfirmojnë fillimisht ata që do të qëndrojnë në skuadër nga ekipi që e ngjiti Egnatian në Superiore.
Sot ka ardhur firma edhe me mesfushorin nga Pogradeci, Ildian Shyti. Ai ka nënshkruar edhe për një sezon tjetër. Një tjetër lojtar në planet e trajnerit Magani është edhe fantazisti Jackson Kenio.
Braziliani ka firmosur për dy sezonet e ardhshme, pasi tek Egnatia besojnë shumë tek ai dhe presin që të japë një kontribut të rëndësishëm edhe në Superiore. /abcnews.al