Egnatia nuk gabon ndaj Bylis, Kastrioti barazon në “frymën e fundit” kundër Vllaznisë

schedule15:59 - 6 Maj, 2023

schedule 15:59 - 6 Maj, 2023

Egnatia ka fituar në shtëpi me rezultatin 2-0 kundër ballshiotëve të Bylis.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, por për Bylisin doli një karton i kuq pasi Macolli mori të dytin brenda pak minutave.

Pjesa e dytë nisë me një lojtar më shumë për rrogozhinasit dhe në minutën e 59-të shpërblehen me një gol falë Malota. Egnatia dukej sikur e kishte marrë me qetësi sfidën dhe goli i dytë erdhi pranë fundit të sfidës, në minutën e 77-të Kasa shënon golin përmbyllës.

Ky rezultat është tepër negativ për Bylis, pasi tashmë ata mbeten ende në zonën e kuqe, pra në vendin e parafundit të tabelës me 33 pikë.

Sfida tjetër mes Kastriotit dhe Vllaznisë ishte dramatike deri në fund. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-1, ku të parët që shënuan ishin shkodranët në minutëne 43-të falë Coba,, por barazimi erdhi menjëherë nga Reginaldo në minutën e 45-të. Po në këtë minutën, Juric ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë shkodranët me 10-të lojtarë.

Pjesa e dytë mendohej se do të ishte në favor të vendasve, por Vllaznia tregoi vlerat duke shënuar një gol në minutat e para të pjesës së dytë, pra në të 48-të me anë të Kaina. Dukej si ky gol mjaftoi për shkodranët, por në fund të sfidës, në minutat shtesë, Mihana barazon shifrat.

Me këtë rezultat, Vllaznia renditet në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit me 32 pikë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!