Egnatia në Superiore pas 16 vitesh, kurse Tomori duhet të tentojë finalen e madhe pas barazimit të sotëm kundër Pogradecit. Rrogozhinasit duhet të triumfonin kundër Besës për të siguruar ngjitjen në elitë, ku kanë garuar në sezonin 2004-2005.
https://streamable.com/ryh0f8
Skuadra e Gugash Maganit ia ka arritur qëllimit, falë golit të sulmuesit Artur Magani në fundin e pjesës së parë. Ai nuk e pati të vështirë ta çonte topin në rrjetë dhe me atë gol Egnatia triumfoi kundër Besës dhe tani mendon për Superioren.
Tomori ndërkohë është pranë vendit të dytë, pasi barazoi me Pogradecin në transfertë me rezultatin 2-2. Mikel Canka i ndëshkoi dy herë liqenorët, që barazuan përkohësisht me Dragoin. Tako në minutat shtesë i befasoi beratasit me një goditje nga distanca.
Tomori tani duhet të ruajë vendin e dytë dhe të mësojë kush do jetë në vendin e dytë në grupin A, për të tentuar të luajë finalen për elitën me ekipin e vendit të tetë të Superiores.
Kategoria e Parë – Grupi B (Play-off)
Pogradeci-Tomori 2-2
Shënues: Dragoi 45′, Tako 96′ / Canka 4′, 55′
Egnatia-Besa 1-0
Shënues: Magani 41′