Egnatia me trajner të ri, klubi zyrtarizon pasuesin e Banos

schedule19:58 - 1 Qershor, 2020

schedule 19:58 - 1 Qershor, 2020

Skuadra e Egnatias ka pësuar ndryshime në stafin teknik. Ish-trajneri, Artan Bano, u largua para dy ditësh nga drejtimi i skuadrës së Kategorisë së Parë. Sot, klubi i Egnatias ka prezantuar dhe trajnerin e ri, i cili do të jetë Eduart Thartori, deri në fund të sezonit.

Njoftimi i Egnatias:

“Egnatia nis javën Anti-Veleçiku. Egnatia ka zbritur në fushë për të nisur javën Anti-Veleçiku, Administratori Olsi Dranga, ka prezantuar trajnerin e ri.

Eduart Thartori do drejtojë ekipin deri në fund të sezonit, një zgjedhje brenda familjes, pasi Thartori ka mbajtur postin e zv. trajnerit. Me stafin është bashkuar dhe Mario Deda, që do jetë zv. Trajner, duke kompletuar kështu organiken drejtuese.

Ekipi është stërvitur i plotë dhe nuk do të ketë asnjë mungesë për takimin me Veleçikun, që do luhet me datë 7 Qershor, pa praninë e tifozëve në Stadiumin “Reshit Rusi”, Shkodër.”/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

⚽️ Egnatia nis javën Anti-Veleçiku. 🥅😀 Egnatia ka zbritur në fushë për të nisur javën Anti-Veleçiku, Administratori Olsi Dranga ka prezantuar trajnerin e ri. Eduart Thartori do drejtoj ekipin deri në fund të sezonit, një zgjedhje brenda familjes pasi Thartori ka mbatur postin e zv trajnerit. Me stafin është bashkuar dhe Mario Deda që do jetë zv trajner duke kompletuar kështu organiken drejtuese. Ekipi është stërvitur i plot dhe nuk do të ketë asnjë mungesë për takimin me Veleçikun që do luhet me datë 7 Qershor paprinën e tifoza në Stadiumin “Reshit Rusi” Shkoder. #ForcaEgnatia #rrogozhine

A post shared by FK.Egnatia 1934 (@fk.egnatia_1934) on