Egnatia e pafat në “ruletën ruse”, “Rrogozhinasit” i japin lamtumirën kualfikueseve të Champions League

schedule23:56 - 17 Korrik, 2024

schedule 23:56 - 17 Korrik, 2024

Ishte padyshim një përballje e luftuar.

Pasi humbën sfidën e parë, në transfertë, 1 me 0, “Rrogozhinasit” e Egnatias i kanë treguar mbrëmjen e kësaj të mërkure boshnjakëve, të Boraca Banja Luka se janë të aftë të dominojnë, duke i mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.

Sipari i golave u hap në minutën e 17′-të, nga “ylli” turk i Egnatias, Melih Ibrahimoglu, mirëpo avantazhi nuk zgjati shumë dhe në minutën e 30′-të, boshnjakët barazuan me Lukic.

Fitorja e “Rrogozhinasve” erdhi në minutën e 82′-të, me “fantazistin” nga Bregu i Fildishtë, Lorougnon Doukou, i cili dërgon topin në rrjetë, duke i dhënë kështu mundësi skuadrës së tij, të dërgojë sfidën në kohën shtesë, aty ku nuk u prodhuar asnjë gol e për rrjedhojë gjithçka mbeti për t’u vendosur në “ruletën ruse”.

Në goditjen e penalltive fituan 4-1 boshnjakët, të cilët u treguan më të saktë në goditjet e tyre, ndryshe nga djemtë e Ilir Tetovës, për të cilët gabuan mesfushorët Albano Aleksi e Regi Lushkja, duke i kushtuar skuadrës së tyre eleminimin nga kualifikueset e Champions League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!