Egnatia aktive, i merr kapitenin Shkumbinit të përjashtuar

schedule17:41 - 6 Janar, 2020

schedule 17:41 - 6 Janar, 2020

Egnatia vijon me merkaton dhe po përfiton nga përjashtimi i Shkumbinit nga kampionati. Pas sulmuesit Erjon Mustafaj, së fundmi ritakohet me trajnerin Artan Bano edhe qendërmbrojtësi Daniel Ramazani.

Klubi nga Rrogozhina ka dalë me njoftim dhe e ka zyrtarizuar këtë lëvizje, që është e treta në hyrje gjatë merkatos së janarit.

Egnatia ka afruar edhe mesfushorin Brixhild Brahimaj, të cilin për efekt dokumentacioni nuk e federuan dot në verë dhe e lanë në huazim te Vora. Ish-lojtari i Luftëtarit është projektuar pjesë e rëndësishme e formacionit të rrogozhinasve. / abcnews.al

 

https://www.instagram.com/p/B6_ARAXBCc9/?igshid=vchfj5v05jig

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!