Egjipti do të udhëheqë të dielën raundin e ri të bisedimeve Izrael-Hamas

schedule07:14 - 31 Mars, 2024

schedule 07:14 - 31 Mars, 2024

Negociatat për arritjen e armëpushimit dhe marrëveshjes për pengjet midis Izraelit dhe Hamasit pritet të rifillojnë në Kajro, njoftoi të shtunën Al-Qahera News – agjencia shtetërore egjiptiane, duke cituar një burim sigurie.

“Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë përpjekjet e tyre të përbashkëta për të arritur përparim në negociatat midis dy palëve”, ka thënë burimi, sipas Al-Qahera News.

Në fillim të këtij muaji, bisedimet për lirimin e pengjeve dhe një pauzë humanitare u mbajtën në Katar.

Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu autorizoi një delegacion negociator izraelit që të udhëtojë në Katar dhe Egjipt në ditët në vijim.