Erërat ekstremisht të forta prekin bregdetin Adriatik. Gazetari Aldo Kozarja mëson se shpejtësia e erës ka shkaktuar dëme të shumta buzë detit Adritak, në një pjesë të territorit të bashkisë Rrogozhinë.
Lidhur me situatën e krijuar nga moti ka reaguar edhe kryetari i bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla i cili u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm.
“Nisur nga situata meteorologjike e orëve të fundit u bëj thirrje bashkëqytetarëve të bashkisë së Rrogozhinës që janë të vendosur me banim në afërsi të bregdetit Adriatik të bëjnë kujdes për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit shoqëruar me erëra të forta, dhe reshje shiu. Shmangni daljen e padomosdoshme në këto zona dhe merrni masa për të sigurinë tuaj dhe të afërmve tuaj. Për çdo emergjencë kontaktoni në numrat e telefonit”, shkruan ai.
Pritet që të ketë reshje të dendura shiu dhe erë të fortë deri në orët e para të mëngjesit në disa zona të vendit. /abcnews.al