Egbo në ABC: Këtu edhe taksistët bëjnë analistin! Kjo Vllazni ngjan me Tiranën time

schedule17:43 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 17:43 - 20 Dhjetor, 2020

Ish-trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo vlerëson Vllazninë si skuadrën më të mirë të Superligës deri tani, ndërsa flet për shkarkimin e tij nga kryeqytetasit. Tekniku që doli kampion sezonin e kaluar ka vetëm një peng, ndërsa flet ekskluzivisht për ABC.

Duket sikur të jetë dje. Emanuel Egbo është larguar që në tetor nga Tirana, e ndonëse doli kampion ndjen sikur ka lënë një detyrë pa përfunduar. Ka kaluar pak më shumë se një muaj që kur u shkarkua pas humbjes në Kupën e Shqipërisë me Korabin dhe nigerianin me pasaportë shqiptare e pyesim se me çfarë po merret aktualisht.

“Po pushoj për momentin”, thotë fillimisht për gazetarin Bledar Kuka Egbo, i cili nuk ndalet me kaq në aspektin personal. U fol se Egbo ishte pranë stolit të Laçit, por nuk ndodhi të merrte drejtimin e kurbinasve. Trajneri kampion flet për ofertat dhe për mënyrën e tij të punës.

Ai i kthehet edhe shkarkimit nga Tirana, që nuk e konsideron të papritur. A ka ndonjë peng? Po, dhe e thotë hapur. Egbo komenton largimet e trajnerëve dhe nuk mungojnë edhe batutat. “Këtu edhe taksistët analizojnë ndeshjet e futbollit.

Madje edhe në TV ka nga ata që nuk kanë luajtur asnjëherë futboll dhe analizojnë. Problemi kryesor është fakti që njerëzit nuk shohin punët e tyre”, thotë mes të tjerash Egbo, i cili foli edhe për rivalitetin në Superiore dhe se çfarë Vllaznia e këtij sezoni ka njëlloj me Tiranën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!