“Egbo ka pasaportë shqiptare, po baltos”, racizmi temë e nxehtë në Pressing

schedule22:51 - 27 Korrik, 2020

schedule 22:51 - 27 Korrik, 2020

Çështja e racizmit, e hapur nga Emanuel Egbo me intervistat e dhëna jashtë vendit. Ai e preku këtë temë edhe gjatë emisionit të sotëm “ABC-ja e Mëngjesit, në ABC News. Tashmë, në mbrëmje, në Pressing është diskutuar gjatë në lidhje me deklaratat e trajnerit të Egbos. Geti Çarçani, moderatori i emisionit, u shpreh se te Tirana duhet të reagojnë dhe nuk duhet hedhur baltë mbi vendin tonë.

Gazetari Anton Cicani, në lidhje me këtë çështje shto: “Më ka lënë shije të hidhur. Është trajneri fitues, i pari i huaj që fiton te Tirana. Gjatë gjithë intervistave jashtë ai ka përmendur racizmin, duke u viktimizuar në mënyrë të ekzagjeruar. Ekzistojnë 2-3 idiotë në stadiume, por nuk mund të kategorizohet vendi ynë si racist për çështje të shkuara.

Është e gabuar, edhe pse mund të ketë pasur ofendime. Flitet edhe për banane të hedhura. Thuhet se FSHF nuk ka marrë masa. Ka edhe raste në Itali, ku Federata nuk ndërhyn. Ka marrë paralelizëm edhe me Premier League dhe thotë që atje duhet t’u jepen më shumë mundësi”.

Nevil Dede, u shpreh kështu: “Njoh shumë lojtarë, Egbo është pritur mirë. Ka edhe lojtarë të tjerë. Populli shqiptar respekton çdo besim. Ai ka edhe pasaportë shqiptare, merr licencat të gjitha, punon te Bylisi dhe Tirana, atëherë respektohesh në komunitetin e futbollit.

Iku Nallbani dhe luajti Egbo. Iku figura më e madhe dhe një i huaj i zuri vendin. Duhet të jetë falënderues për këtë vend. Kur merr famë, bie rëndë. Ndoshta është marrë konteksti gabim. Të gjithë duan të bëjnë lajm, por këto lajme nuk mund të bëhen”.

Edhe Sulejman Starova foli për temën e racizmit: “Tani e marr vesh. Ndoshta ka gjëra të mbartura. Unë di që e kanë pritur mirë që kur ka ardhur. Ai i referohet pjesës së punës së tij, çfarë i shkojnë nga tribunat. Ai duhet të japë shpjegimet e veta”.

Jashtë diskutimit nuk mbeti as Ermal Tahiri: ““Po baltos çdo njeri, kur Tirana është para Champions League dhe ai është para nënshkrimit të kontratës. Vjen tani ky dhe baltos çdo njeri. Ndoshta është çështje deliri”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!