Manchester City ka kaluar në raundin tjetër të EFL Cup dhe gjithçka e ka zgjidhur në pjesën e parë të takimit, kur ia ka dalë të shënojë tre gola në portën e Preston. Sterling dhe Jesus shënuan fillimisht dhe më pas vendasit e dërguan edhe një herë vetë topin në rrjetë. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola u kursye në fragmentin e dytë të lojës, që nuk pati më gola.
Bëjnë tej në Kupës edhe Leicester dhe Southampton, që shënuan nga katër gola respektivisht kundër Luton dhe Portsmouth. Evertoni gjithashtu ka bërë detyrën kundër Sheffield Wed, kurse Ëatford ka thyer Swansea.
Tottenham ka shkuar në penallti, pasi ka barazuar 0-0 me Colchester dhe u eliminua nga 11-metërshat. Arsenali triumfon me rezultatin e thellë 4-0 kundër Nottingham dhe bëri tutje.
EFL CUP – 1/16 E FINALEVE (20:45)
Colchester-Tottenham 0-0 (4-3)
Crawley-Stoke 1-1 (5-3)
Shënues: Ferguson 38’ / Vokes 24’
Luton-Leicester 0-4
Shënues: Gray 34’, Justin 44’, Tielemans 79’, Gray 86’
Portsmouth-Southampton 0-4
Shënues: Ings 21’, 44’, Soares 77’, Redmond 87’
Preston-Manchester City 0-3
Shënues: Sterling 19, Jesus 35’, Ledson 42’ (aut.)
Sheffield Wed-Everton 0-2
Shënues: Calvert-Leëin 6’, 10’
Watford-Sëansea 2-1
Shënues: Welbeck 28’, Pereyra 79’ / Surridge 84’
*Arsenal-Nottingham 5-0
Shënues: Martinelli 31’, 90’, Holding 71’, Willock 78’, Nelson 84’
*Arsenali-Nottinham ka nisur në 21:00