Një ngjarje e paprecedentë u shënua pak ditë në parë në Kombinat, pasi një efektive policie shihej teksa dhunonte një vajzë për mosmbajtjen e maskës. Videoja e publikuar nga JOQ, shkaktoi reagime të ashpra në rrjete sociale. Ditën e sotme për të folur për këtë skandal ishin të ftuar në “Abc-në e mëngjesit” Pëllumb Nako, ish nëndrejtor i përgjithshëm i policisë dhe psikologia Brunilda Laboviti.
Nako tha se dhuna psikologjike ekziston dhe në radhët e policisë dhe për pasojë sipas tij kjo mund të reflektohet tek qytetarët. “Dhuna psikologjike ekziston dhe brenda rradhëve të policisë. Është një organizëm që lëndon nga një dhunë e brendshme në publik.
Të gjithë njerëzit janë të interesuar që të shikojnë raportin që krijon policia me publikun, por brenda rrallë shikojnë se çfarë lëngon nga ana psikologjike. Ajo hierarkia në formën e piramidës është një dhunë që fillon nga institucionet e transmetohet tek qytetari.“, u shpreh Nako.
Sipas psikologes, sjelljet e tilla krahas ndëshkimit duhet të shoqërohen dhe me trajtime psikologjike. “Kur kemi kaq shumë agresivitet, sjellje impulsive të momentit jo vetëm që duhen ndëshkuar oor duket dhe siguruar një trajtim psikologjik i personit që kryen këtë sjellje të tillë. Duhet ta detyrosh që të shkojë për një vit tek psikologu.”, u shpreh psikologia. /abcnews.al