Prokuroria nis hetimin për dhunimin e të riut në Tiranë, kërkohet pezullimi i policit

schedule14:54 - 3 Qershor, 2020

schedule 14:54 - 3 Qershor, 2020

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal për të evidentuar veprimet e dhunshme të kryera nga punonjësit e policisë së shtetit, për rastin e të miturit S.Ç.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, në vijim të veprimeve hetimore të kryera është kërkuar nga Gjykata e Tiranës, pezullimi nga detyra të efektivit të policisë G.N, pasi dyshohet se ai ka kryer veprime arbitrare mbi të miturin.

LEXO edhe: Nëna e djalit të dhunuar, për Abc News: Po trajtohet me psikologe, polici nuk tregoi se e kishte rrahur

Veprimet hetimore vijojnë për evidentimin e përgjegjësisë penale edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë akt dhune.

Ngjarja u filmua nga kalimtarë të rastit të cilat u publikuan në media. Pas dhunës nga efektivët ndaj të miturit, shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave në Policinë e Shtetit filloi menjëherë hetimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!