Afrimi i Leo Messit ka filluar të japë menjëherë efektet e para pozitive te PSG, edhe pse ylli argjentinas nuk ka debutuar akoma me skuadrën franceze.
34-vjeçari firmosi një kontratë 3-vjeçare me PSG-në (2+1), teksa do të përfitojë 35 milion euro në sezon. Përveç kualitetin teknik, Messi siguron rritje imazhi dhe shitje pafund fanellash.
Tifozët e PSG-në kanë nxituar të pajisen me fanellat me numër 30 të 6 herë fituesit të “Topit të Artë”. Më Argjentinë raportojnë se PSG ka shitur deri tani 832 mijë uniforma!
Të gjithë brenda 24 orëve nga firma në kontratën e re, që përkthehen në 132 milion euro fitime për PSG-në. Numri sigurisht që do të rritet me kalimin e ditëve. /abcnews.al