Edukimi në vazhdim i mjekëve, Manastirliu: Marrëveshje me rajonin e Pulias

schedule12:45 - 20 Shtator, 2019

schedule 12:45 - 20 Shtator, 2019

Mjekët dhe specializantët shqiptarë do të trajnohen ne Itali. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sipas ministres Manastirliu ka lidhur marrëveshje me spitalet më të mira të vendit fqinj.

Kardiologët dhe kardiokirurgët janë të parët. Ata do të trajnohen në Itali afro gjysmën e vitit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregon se ka arritur marrëveshjen me spitalet më të mira të vendit fqinj.

“Kemi dakordësuar zhvillimin e edukimit në vazhdim për mjekët dhe speciaizantët, të cilët do të kryejnë trajnime 6 mujore në spitalet më me emër në Itali, ku do të marrin eksperiencë të vyer që më pas do ta vënë në praktikë në spitalet tona, duke garantuar një cilësi më të mirë shërbimi për pacientët.

Vendosëm një bashkëpunim konkret me rajonin e Puglias në fushën e shëndetësisë për zhvillimin e Telemjekësisë në aspektin terapeutik, që do të ndihmojë mjekët për shkëmbimin e eksperiencave dhe pacientët tanë për të marrë shërbime më cilësore”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bashkë me mjekë kardiologë e kirurgë vaskularë nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë morën pjesë në konferencën shkencore të Inovacionit të Terapeutikës Kardiovaskulare.

Aktiviteti u zhvillua në Bari dhe u organizuar nga profesor Alesando Bortone, një emër i njohur i hemodinamikës dhe kardiologjisë në Evropë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!