Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çerdhja në Laprakë: Edukatorja i shfaqi simptomat më 12 qershor, dy kolege të saj munguan në punë

schedule11:52 - 19 Qershor, 2020

schedule 11:52 - 19 Qershor, 2020

Një edukatore është konfirmuar me koronaviurs. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për një edukatore në çerdhen Nr. 11 në Laprakë. Gazetarja e ABC News, Ajgena Korbi raporton se më 12 qershor edukatorja ka shfaqur temperaturë dhe nuk ka shkuar në punë.

Po ashtu, edhe dy edukatore të tjera mësohet të mos jenë paraqitur ditën e sotme në punë. Nga ana tjetër, çerdhja nuk është mbyllur d he nuk ka ende një vendim për këtë çështje.

Kujtojmë këtu se gjatë ditës së sotme në Tiranë janë konfirmuar edhe 17 raste të reja me koronavirus në Tiranë, ndërsa në total në të gjithë vendin u konfirmuan 50 raste.

Në total, Tirana numëron 317 raste aktive, e pasuar nga Durrësi me 140 raste aktive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 317
Durrës 140
Shkodër 112
Vlorë 45
Fier 28
Lezhë 12
Elbasan 11
Korçë 10
Kukës 5
Gjirokastër 1
Berat 1 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!