Edicioni Veror zbulon ku “fshihet” Stresi?

schedule09:21 - 13 Korrik, 2020

schedule 09:21 - 13 Korrik, 2020

Gjatë udhëtimit në Valbonë të stafit të Edicionit Veror, ndërsa shijonin bukuritë e maleve të veriut duke bërë viking, hasëm një turist të veçantë, të cilit i zbuluam vendndodhjen.

Ai ishte këngëtari i njohur “Stresi”, i cili sapo na pa mbeti i surprizuar.

“Kemi patur një ditëlindje edhe erdhëm ta festonim këtu”, tregon Stresi për mikrofonin e edicionit veror në ABC News.

“Kam dalë xhiro me kalë, ai  me sa duket e di rrugën”, shprehet këngëtari.

A vini shpesh në Valbonë?

Po, në raste emergjente,- tregon Stresi./abcnews.al