Edicioni Veror eksploron Borshin

schedule19:23 - 7 Gusht, 2018

schedule 19:23 - 7 Gusht, 2018

Edicioni Veror në puntatën e sotme kreu një udhëtim të veçantë në zonën e Borshit. Eksplorimi u bë i mundur nga “Albanian Free Guide”, grup i cili mundëson dhe shoqërimin e turistëve të huaj nga banorë të zonës, të cilët e njohin mirë Borshin, por edhe nga studentë vullnetarë. Fillimisht u njohëm më kalanë e Borshit, tashmë monument kulture i mbrojtur nga shteti. Më pas, kamera e Edicionit Veror udhëtoi nëpër burimet e ftohta duke vëzhguar pamjet mahnitëse të natyrës përreth./abcnews.al