Edicioni Veror i 7 gushtit eksploroi në një udhëtim të veçantë zonën e Borshit. Eksplorimi u bë i mundur nga “Albanian Free Guide”, grup i cili mundëson dhe shoqërimin e turistëve të huaj nga banorë të zonës, të cilët e njohin mirë Borshin, por edhe nga studentë vullnetarë.
Kamera e ABC News e Edicionit Veror vizitoi edhe Qendrën Shëndetësore Verore të Drimadhes, ku u informua për shërbimet dhe ndihmesën që kjo qendër ofron për turistët në raste nevoje. /abcnews.al