Puntatë e larmishme e Edicionit Veror me plot surpriza. Kryeministri Edi Rama postoi pak ditë më parë një video në rrjetet sociale ku shfaqej te berberi. Po kush është berberi i parapëlqyer i kryeministrit?
https://youtu.be/yavLbFHOS9A
Gazetarja e Edicionit Veror ndodhet pikërisht te berber Sandri, aty ku Kryeministri teksa kalonte pushimet në Jug të vendit, shkoi të qethej. Një ngjarje kjo që u pasqyrua gjerësisht në rrjetet sociale. Gazetarja jonë është takuar këtu me djaloshin 17 vjeçar, i cili i preu flokët Edi Ramës. Të shohim se çfarë po flisnin te ajo video e famshme, që u shpërnda në rrjetet sociale dhe nëse i la apo jo bakshish Kryeministri berberit të Drimadhes.
Në të vetmen berberanë të Drimadhës, Sandri pohon se ka edhe personazhe VIP që e frekuentojnë për vit atë si Gaz Paja dhe Salsano Rrapi. Gazetarja jonë u ndesh me aktorin e Portokallisë Gazmend Pajën, ku zhvilloi edhe një intervistë me të, sa i takon projekteve dhe lidhjes romantike.
Edicioni Veror gjithashtu u vendos këtë fundjavë në fshatin Kudhës, duke marrë rrugën majtas te rrapi kryesor nga Qeparoja dhe duke vijuar për 40 minuta në një rrugë të keqe. Në këtë fshat të mbetur pas në kohë, për shkak të parrullave të socializmit, të cilat u përforcuan nga banorët, gazetarja jonë Fjorda Llukmani pa se ato tashmë ishin fshirë po nga vetë ata. Në pamundësi për të deshifruar se çfarë shkruhej në to, ajo iu drejtua banorëve të fshatit dhe konkretisht u mikprit në shtëpinë e profesorit të dalë në pension Viktor Çani. Ai i rrëfeu gazetares sonë edhe historinë e parrullave./abcnews.al