Edicioni II Ditët e Librit Arbëresh/ Studiuesja ndan detajet: I dedikohet veshjes arbëreshe, një element i rëndësishëm për kombin

schedule10:41 - 8 Tetor, 2024

schedule 10:41 - 8 Tetor, 2024

Studiuesja Silvana Nini ka folur në emisionin ‘Pas Mesnate’ për edicionin e II të Ditët e Librit Arbëreshë. Ajo ka zbuluar detaje, duke thënë se tashmë është kthyer në një traditë për të gjithë.

Sakaq, Nini ka theksuar se ndryshe nga edicioni i parë që iu dedikua autorëve arbëreshë bashkohor, këtë herë në qendër është veshja arbëreshe.

“Tashmë është kthyer në traditë. Çdo edicion ka tematikën e tij. Edicioni i parë iu dedikua autorëve arbëreshë bashkohor që erdhën për referuar mbi punën e tyre dhe për t’u bërë të njohur këtu në Shqipëri. Pasi ky është dhe misioni i qendrës sonë për të bërë prezente kulturën arbëreshe këtu dhe edicioni i dytë u mendua t’i kushtohej këtij elementi kaq të rëndësishëm siç është veshja. E pamë dhe në këndvështrimin e antropologjisë kulturore, por dhe në këndvështrimin e dijebërjes, konkretisht duke ftuar dhe artizanet që vijnë nga vetë komuniteti dhe e mbajnë gjallë këtë kulturë. Por duke parë dhe nga ana antropologjike, duke pasur të ftuar një antropolog shumë të njohur, Mario Bolonjari, i cili në kërkimet e tij të hershme ia ka kushtuar kulturës arbëreshe. Ai erdhi me simbolikën, funksionin, dhe ringjalljen, elementë që kanë lidhje me ritualitetin dhe forma të përdorimit që kanë lidhje me kostumin arbëreshë”, u shpreh ajo.

Më tej, Nini theksoi se veshja është një element shumë i rëndësishëm, pasi identifikon identitetin e shumifishtë që ka një njëri.

“Veshja është shumë e rëndësishme sepse identifikon. Pra, i jep identitetit të shumëfishtë që ka njeriu. Identitetit në lidhje me gjininë, me profesionin, me besimin, me klasat shoqërore, hymë në kulturat përkatëse. Jep informacion të rëndësishëm mbi njeriun”, shtoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!