Edicioni i V i “Tirana Lexon” dedikim kujtesës përmes veprave të autorëve

schedule16:50 - 22 Tetor, 2018

schedule 16:50 - 22 Tetor, 2018

“Tirana Lexon” këtë vit në qender të leximit dhe diskutimeve ka “Identiteti dhe kujtesa”. Jonila Godole thotë se autorë të njohur shqiptarë dhe të huaj do të ndajnë me publikun qasjet e tyre autobiografike në vepra. Rënien e leximit tek brezi i ri, Godole e lidh edhe me përzgjedhje të veprave jo efikase në kurrikulat shkollore.

Kujtesa dhe identiteti është në fokus të “Tirana Lexon” këtë vit. Ditët e leximit nisën me shkrimtaren e Besa Myftiu me romanin , “Dashuria në kohën e komunizmit” Jonila Godole thotë se përballja e lexuesve me autorin është shumë e rëndësishme dhe kjo nxit në një formë leximin tek brezi i ri.

Jonila Godole, ideatore e “Tirana Lexon”: “Pjesë nga jeta e tyre personale, se i i kanë shkruar këto libra, cilin personazh kanë pasur në kokë, cilin komshi ose kush i ka frymëzuar për ta shkruar?!… Kjo është një gjë shumë e rrallë. Nëse lexuesi shkon tek panairi dhe blen librin, ose shkon në librari dhe blen librin, blen thjesht një libër, por nuk ia ka idenë se kush është autori që fshihet pas saj. Pra kontakti me lexuesin është ai që i bën të rinjtë shumë më të lidhur pas librit sidomos e të tjerët.”

Kësaj here do të ketë njën ndërthurje mes autorëve shqiptarë dhe të huaj për të folur mes ngjizjes së veprave të tyre që lidhen me identitetin dhe kujtesën.

“Në kuartetin kombëtar, ditën e mërkurë, në të cilin do të prezantohen veprat e katër autorëve: “Kohë e pamjaftueshmë” nag Elena Kadare, “A është vallë njeri” nga Primo Levi, “Valsi i lumturisë” nga Ylljet Aliçka dhe “Më kujtohet nga” Ylli Demneri, pra kemi autobiografi plus një biografi ë rrëfehet.”

Është fakt që leximi ka rënë ndjeshëm referuar edhe statistikave të INSTAT-it, por Godole thotë se kjo është një formë, ajo sheh si shqetësim përzgjedhjen e veprave në kurrikulat shkollore.

“Ne shpresojmë që me aktivitetet tona të sjellim bashkë shkrimtarët këtu të cilët lexojnë nga tekstet e tyre dhe prezantojnë veten e tyre para të rinjve dhe përpara publikut shqiptar. Shpresojmë që të zgjojmë interesin e tyre për librat që ne prezantojmë dhe për autorët që ne prezantojmë. Por patjetër kjo gjë nuk zgjidhet kaq kolla, kjo duhet që të zgjidhet në disa nivele mund të ketë politika të caktuara të leximit. Varet nga politikat që përzgjidhen nga ministria në kurrikulën shkollore. Të cilat janë libra që në thelb duhet të lexojnë shijen e lexuesit të ri me vlerat të larta estetike dhe kjo jo gjithmonë ka ndodhur. Ne e dijmë shumë mirë se jetojmë në këtë realitet. Në çastin që ti e dëmton shijen e dikujt për letërsi, atëhere është shumë e veshtirë për ta rikuperuar atë. Do të duhen breza që kjo të ndryshojë pas nga vitet ’90 e deri tani kurrikula është e mbushur me vepra të cilat në thelb nuk kanë ndonjë vlerë të lartë estetike dhe artistike, jo më pastaj për të folur për vlera ideore.”

Aktiviteti “Tirana Lexon”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, synon të afrojë publikun me librin dhe ta kthejë leximin në trend jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!