Një festë kushtuar tërësisht muzikës jazz është konceptuar edicioni i 7 i “Hemingway jazz-fest”. Për dy netë më 21-22 Korrik ritmet e muzikës jazz do të ndezin Tiranën. Organizatorët ia kanë dedikuar 120-vjetorit te shkrimtarit Ernest Hemingway.
Organizatorët thonë se festivali vjen si një festë e mirëfilltë kushtuar muzikës jazz, e cila kësaj here vjen me ngjyra dhe ritmet e etno-jazz. Mbrëmjen e parë nis me “Barcelona Gipsy Balkan Orchestra” që njihen edhe për përpunimin e këngës së famshme shqiptare.
Mbrëmja e 22 Korrikut do të shoqërohet me ritme të tjera. Prezantuesja e festivalit kujton edhe Kodin e veshjes se dy netëve. Ritmet e jazz-it kësaj here janë zhvendosur në një skenë të veçante në oborrin e brendshëm të universitetit politeknik në sheshin “Nënë Tereza”./ABC News Albania 24/7