Kryeministri Edi Rama do zhvillojë një vizitë ditën e sotme në Berlin ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Në fokus të takimit pritet të jetë pandemia e Covid-19 si dhe çështjet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Mbrëmjen e sotme Rama do të marrë pjesë në një darkë pune me grupin e miqësisë Shqipëri-Gjermani në Bundestagun gjerman.
Të premten Rama do të jetë pjesë e panelit në Konferencën e përvitshme të Sigurisë që mbahet në Berlin, ku marrin pjesë udhëheqësit e vendeve evropiane./m.v. abcnews.al

