Edi Rama-studentëve: Të mos humbim kohë, jam gati dhe s’kam asnjë kusht

schedule10:44 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 10:44 - 12 Dhjetor, 2018

Kryeministri Edi Rama përsërit thirrjen për t’u ulur e të folur.Nëpërmjet një statusi në Facebook kreu i qeverisë nënvizon se 8 pikat janë për të vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës universitare, i cili arrihet përmes një pakti për universitetin mes studentëve dhe qeverisë.Kryeministri Edi Rama kërkon që adresimi i 8 Pikave të nisë pa humbur kohë.

“Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s’ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit”, shkruan kryeministri Rama i cili shprehet i gatshëm dhe pa asnjë kusht.

“Prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA-ve”, përfundon thirrjen e tij për studentët kryetari i qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!