Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët nesër.
Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri gjatë prezantimit të pyetësorit të Këshillimit Kombëtar me qytetarët e Durrësit sot.
Ai u shpreh se mezi po pret të shkojë te Komisioni Hetimor për Inceneratorët, duke ftuar qytetarët që ta ndjekin.
“ Nëpërmjet Komisionit Hetimor u krijua të paktën mundësia për ata që duan të dëgjojnë të shikojnë se e vërteta është diçka krejt tjetër. Por nuk po flas më gjatë për këtë, sepse mezi po pres të shkoj nesër. Kështu që po nuk patët ndonjë punë më të mirë për të bërë mos e humbnin nesër.”/abcnews.al/