Kryeministri Edi Rama u nderua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me medaljen e pavarësisë. Kreu i ekzekutivit shqiptar ndodhet ne Prishtinë, në kuadër të kremtimeve me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në këtë 10 vjetor të pavarësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi nderoi me medaljen e pavarësisë kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Një emocion të ri të veshur me përgjegjësi të reja, e përshkroi Edi Rama ndjesinë e momentit.
Lajmin e publikoi vetë shefi i ekzekutivit shqiptar në rrjetin social Twitter, teksa udhëtonte drejt Kosovës, ndërsa kjo e fundit firmoste demarkacionin me Malin e Zi.
Lajmin e mësoi gjatë udhëtimit, ndaj shfytëzoi ceremoninë në Kuvendin e Kosovës për urimin e rastit.
Kryeministri Edi Rama do të qëndrojë në Kosovë për të marrë pjesë në aktivitetet që zhvillohen në kryeqytet, Prishtinë./abcnews.al