Studentët e Vlorës pas afro tre orë protestë kanë pushtuar sheshin e Flamurit. Ata thonë se nuk do të tërhiqen dhe do të vazhdojnë të protestojnë deri në fund. Në të njëjtën kohë studentët u kanë kërkuar banorëve të bashkohen me ta.
Ata që në fillim u kanë bërë thirrje studentëve të tjerë të lënë auditorët dhe t’i bashkohen protestës. Ndryshe nga qytetet e tjera, në Vlorë nuk ka patur vërshim të gjimnazistëve për t’u bashkuar në protestë. Studentët thonë se janë në pritje të çdo informacioni që vjen nga protestuesit e Tiranës dhe do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre./abcnews.al